Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur sot tek Parku i Lirisë në Ferizaj.
Në një video që ka siguruar Reporteri, një veturë e policisë shihet duke ndjekur me shpejtësi të lartë një person me motoçikletë, derisa në fund rezulton duke e goditur atë, pas çka siç shihet në pamje personi në fjalë përfundon i përplasur në tokë.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e personit në fjalë, dhe as arsyet për çka policia ishte vënë pas tij, mirëpo dihet se sot vizitat nëpër parqe ishin të ndaluara në tërë Kosovën e kjo në kuadër të masave mbrojtëse kundër koronavirusit. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.