×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shkon në mbi 15 mijë shifra globale e të vdekurve nga koronavirusi

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 16:09

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 15 mijë e 308, ndërsa të infektuar janë më shumë se 349 mijë njerëz.


    Ndërkohë, kreu i Komitetit Olimpik në Japoni ka thënë se e ka shqyrtuar shtyrjen e datës së zhvillimit të këtyre lojërave pas rritjes së presionit nga vendet tjera dhe shumë kërkesave të komiteteve për të marrë një vendim të tillë.

    Ndonëse Kina e ka raportuar një numër të vogël të rasteve të reja dhe asnjë rast të transmetimit lokal, përhapja po vazhdon me ritme të mëdha në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

    Në Gjermani u konfirmuan mbi katër mijë raste të reja, ndërsa shifrat po rriten edhe në Britani, Spanjë, Francë e Itali, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Masa ta ashpra për izolim tashmë kanë marrë edhe Zelanda e Re e Australia e largët, duke e kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe duke i mbyllur kufijtë për të huajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!