×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shpend Ahmeti del nëpër banesa, vendos në korridore shishe me dezinsektues

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 18:44

    Sot ka filluar procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore,si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.


    Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka lutur qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ashtu si premtuam, sot ka filluar procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPBsë,si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

    Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses.

    Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

    Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontenjerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

    Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

    Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!

    #rriNshpi ?

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159574851297166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!