×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kthehen nga diaspora edhe 55 kosovarë, të gjithë futen në izolim

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 11:34

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se 55 qytetarë nga vendet e ndryshme të botës janë kthyer në Kosovë.

    Ata u u vendosën në Qendrën Studentore  për 14 ditë.

    Abdixhiku përsëri ka bërë thirrje që persona që nuk kanë ndonjë urgjencë të mos kthehen në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    Mission complete!

    Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

    Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit.

    I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi.

    https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157229319177759

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!