×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konjufca i hakmerret sërish LDK-së, shkarkon Teuta Sahatqinë dhe djalin e ministres Vlora Dumoshi

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 13:29

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka vazhduar hakmarrjen ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila doli nga koalicioni me VV-në dhe rrëzoi qeverinë përmes mocionit të mosbesimit, duke ia shkarkuar diplomatët dhe duke i kthyer në Kosovë.


    Viktimat e radhës të hakmarrjes së VV-së që i ka ekzekutiar Glauk Konjufca, janë Teuta Sahatqija, e cila deri tash ka shërbyer në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, si dhe Rron Kryeziu, djali i Vlora Dumoshit, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Ambasadës së Kosovës në Washington, DC.

    Konjufca fillimisht kishte filluar me shkarkimin e personave të afërt me PAN-in, ndërsa në momentin që LDK-ja rrëzoi Qeverinë Kurti, ai nisi edhe me shkarkimin e njerëzve të LDK-së.

    Vendimet për kthimin e Sahatqisë dhe Kryeziut i janë dërguar zyrës së presidentit për miratim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!