×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kapet një 31 vjeçar me 14 kilogramë kanabis, në Vlorë

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 10:00

    Një 31 vjeçar u arrestua pasi në makinën dhe banesën e tij u gjetën mbi 14 kg kanabis sativa.


    Policia informon senë kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

    “Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr” informon policia.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!