×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në orën 20:30, publikohen masat e reja për parandalimin e coronavirusit

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 19:55

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte nga ora 20:30 do të bëjë të ditura masat e reja për parandalimin e coronavirusit.


    Vitia së bashku me ministrat Rozeta Hajdari, Emilia Rexhepi dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    Sonte, më 13 prill 2020, në ora 20:30, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB)-së, Xhelal Sveçla dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilia Rexhepi do të mbajnë konferencë për media, lidhur me masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

    Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!