Ish zëdhënëses së Qeverisë së kaluar, Donjeta Gashi, me sa duket nuk i ka pëlqyer një paraqitje e zëdhënësit të Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ku ai ka kërkuar nga gazetarët që fillimisht pyetjet t’i dërgojnë tek ai, e pastaj ai do t’i adresojë tek kryeministri.
Gashi është ofruar që t’i japë këshilla siç ka thënë ajo falas për zëdhënësin aktual të Qeverisë.
Ndër të tjera ajo ka thënë se gazetarët duhet ta kenë të garantuar të drejtën e tyre të që bëjnë pyetjet pa presion dhe pa censurë.
Postimi i plotë:
Këshilla për zëdhënësin (for free)
Gjatë një dite të vetme, varësisht nga zhvillimet politike, si Zyre e Kryeministrit kemi pranuar 60-70 pyetje me email, telefonata apo mesazhe nga gazetarët (ne FB, Viber apo Whatsapp).
Kësisoj, nga pyetjet e marra (që në shumë raste për tematiken e njëjtë), si zyre e informimit kemi pas mundësi me mësu se çka mund të pyetet Kryeministri në konferenca apo në paraqitje të tjera publike.
Nga ky fakt, Ti (Ju) mund të bëni gati (në konsultim me agjendën dhe mundësite se ku mund të pyetet shefi Juaj) se cilat pyetje, rrjedhimisht cila përgjigje mund t’u ktheni medieve / gazetarëve!
Andaj, i nderuar zëdhënës, duke e kuptuar presionin e punës, volumin e madh të aktiviteteve dhe specifikat e caktuara apo edhe dëshirën për protagonizëm, i ke këto këshilla:
1. Lexo lajmet e asaj dite ose të një dite paraprake (TV-te, Radiot, portalet) për t’i kuptuar temat që mund të shtjellohen apo për të cilat mund të pyetet shefi juaj.
2. Lexo postimet në Facebook të akterëve medial për të kuptu se me çka mund të përballesh.
3. Përgatitë një listë pyetjesh hipotetike bazuar nga pika 1 dhe 2
4. Tregoja Shefit, bashkë me komentet Tuaja nga matja e këtyre opinioneve.
5. Ndreqe krevaten, qëndrimin drejt dhe Go for It!
6. Më e rëndësishmja: Jepju gazetarëve të drejtën e tyre të garantuar; t’i bëjnë pyetjet pa presion dhe pa cenzur.
Ne që kemi ecur në rrugën tënde, e kuptojmë edhe një fakt: shumë herë, fjala e merr dhenë.
Ruje shnetën, ruje integritetin personal (sepse çdo funksion është kalimtar), respekto të drejtën e fjalës së lirë dhe respekto institucionin.
Faleminderit për vëmendje!