×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Fotografitë e shëtitjeve në bjeshkët e Dragashit, flet kryetari i komunës

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 16:53

    Institucionet e vendit kanë ndërmarr një sërë masash në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


    Për gjatë një muaji prej se ky virus është prezent në vendin tonë, institucionet e shëndetit publik kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin masa në higjienë dhe të kenë kujdes gjatë daljeve, si dhe të mbahet distanca.

    Ndër komunat që është futur në karantinë, është edhe Dragashi ani pse ajo deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin korona.

    Por ditë më parë u publikua një fotografi ku dhjetëra qytetarë kishin dalë në bjeshkët e Dragashit me motora dhe nuk respektonin mbajtjen e distancës, çka ngjalli jo pak reagime.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me kreun e Dragashit, Shab an Shabani, për ta pyetur për rastin në fjalë, por edhe në përgjithësi për përballjen e kësaj komune me koronavirus.

    “Masat në komunën tone mund të them se po respektohen deri 90%. Sa i përket fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihen dhjetëra persona. Ka qenë ekipa e motorristëve, në momentin që i kemi hetuar ata janë shpërnda. Kur kanë arrit njësia e policisë, nuk kanë qenë të grumbulluar. Ndonjëherë të gjithë njerëzit nuk po i respektojnë të gjitha masat, por pasi jemi zone rurale pak e vështirë që me një ekip të inspektoratit dhe policisë me pas 100% nën kontroll”, ka thënë Shabani për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se aktualisht në Dragash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.
    “Ne kemi pas qytetarë në karantinë, mirëpo pasi iu është bërë testi kanë rezultuar negativ dhe kanë ardhur në Dragash”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!