×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Turistët “mbyllin” pazarin e Krujës

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 20:13

    Pazari i vjetër në Krujë, ku janë të përqendruar artizanët nuk ka ndonjë përfitim nga leja që i dha qeveria për të ushtruar aktivitetin.


    Shitjet e tyre kanë lidhje me turistët më shumë, ndaj shpresa e vetme mbetet vetëm hapja e kufijve.

    Në një ditë normale pazari i vjetër i Krujës do të gumëzhinte nga turistët e huaj, por më shumë se një muaji koronavirusi ka pezulluar gjithçka.

    Vendimi i fundit i qeverisë, parashikon rinisjen e aktivitetit për prodhuesit, që në pazarin e Krujës janë të shumtë, por ata vijojnë të qëndrojnë në shtëpi. Arsyeja nuk është frika, por mungesa e blerësve, kryesisht atyre të huaj.

    Dyqanet i hapin vetëm për ti mirëmbajtur, pasi për sa kohë kufijtë do të jenë të mbyllur, dyert nuk ja vlen të hapen.

    Besard Cerhozi: “Ata vërtet mund të prodhojnë, por nuk kanë ku të shesin. Duhet të hapen rrugët, kufijtë që të vijnë turistët. Tregu i brendshëm është më i vogël në krahasim me tregun e jashtëm”

    Administratori i pazarit të Krujës Besard Cerhozi, thotë se si pasojë e këtij vendimi, 10 prodhimtarët e Krujës nuk përfitojnë as pagë lufte.

    Besard Cerhozi: “Një pjesë kanë përfituar, përveç atyre licencave që janë me niptet prodhim”

    Pagesa e taksave e rëndon dyfish buxhetin e tyre.

    Besard Cerhozi: “Është një humbje e dyfishtë, si për bizneset edhe nga ana ime”

    Ata kërkojnë nga qeveria, që të mendojë një strategji për ti mbështetur.

    Besard Cerhozi: “Do të kërkoja vetëm të shikojnë një formë ndryshme. Pazari i vjetër të merret në mbrojtje, sepse është 100% vetëm me pjesën e turizmit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!