Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e mbrëmshme të kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se Mustafa më shumë po e përdorë shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin sesa për tu mbajtur.
Mustafa tha se deklaratat e tilla janë të ulëta sidomos kur bëhet fjalë për një grua që është edhe nënë e dy fëmijëve. Ai shtoi se me Osmanin ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht qëndrimeve të saj për mocionin, shkruan Reporteri.
“Ka dalë një komunikatë e LDK-së, para së gjithash është deklaratë e ulët. Të thuhet se një grua, një nanë po sulmohet me shkop është shumë e ulët. Për më tepër relacionet e mia me Vjosa Osmanin kanë qenë të mira, mbesin të mira pa marrë parasysh qëndrimet e saj sa i përket mocionit të mosbesimit apo koalicionit. Për më tepër unë kurrë nuk kam manifestuar sjellje të shkopit apo sjellje tjera agresive për të cilat sot mundet Kurti apo dikush tjetër me i vu në emrin tonë”, u shpreh Mustafa. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.