×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti flet pasi që Avdullah Hoti u nominua nga LDK për kryeministër

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:08

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dashur shumë të komentoj nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, por ka thënë se ashtu si në vitin 2014-të edhe sot po i bëhet padrejtësi.


    “Nuk do t’i komentoja zhvillimet në një parti politike, porsa t’i shohim dokumentet zyrtare, dhe me nënshkrime poshtë do të japim vlerësimet tona për këtë”, ka thënë Kurti në konferencë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti tha se presidenti Thaçi po synon ta formojë vullnet politik që s’është në mandatin e tij dhe me varësi prej listës serbe dhe nga PAN-i.

    “Nga pavarësia qeveritare po synohet të kalohet në një varësi të dyfishtë”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!