×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për heqjen e rrethojave nga objekti i qeverisë: Kemi dashur t’i heqim edhe më herët

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:10

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur përheqjen e rrethojave para objektit të qeverisë.


    Kurti ka treguar se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar rekomandim për këtë çështje edhe nga policia.

    Ai ka thënë se kanë pasur më herët t’i heqin rrethojat, dhe se paksa janë vonuar në këtë aspekt, shkruan Reporteri.net.

    “Ushtruesi i detyrës së Ministrit të punëve të brendshme i ka shkruar një kërkesë për heqjen e këtyre rrethojave që kemi pasur ndërmend t’i heqim edhe më herët, pasi që janë hequr vonë, ai e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund të ketë ardhur nga policia, mirëpo, ato i ka trajtuar me kujdes, nuk ka mungesë sigurisë, jam plotësisht dakord që oborri qeverisë dhe sheshi të mos kenë pengesa në mes”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!