×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja i dhuron Kosovës material për kalibrim të 60 mijë testeve për COVID 19

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 15:15

    Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së”, ia ka dhuruar Kosovës material për kalibrim të 60 mijë testeve për COVID 19.


    Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit,

    “Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për Covid-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, Kosova ka pranuar një donacion prej 1 mijë testesh nga Serbia, të cilat u kritikuan mjaft shumë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!