×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të LDK-së për kryeministër

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 15:48

    Avdullah Hoti edhe zyrtarisht është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës.


    Për këtë, sot ka vendosur Kryesia e LDK-së, teksa Hoti pritet të jetë kryeministër i qeverisë së koalicionit të partisë së tij me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe partitë tjera nga komunitetet, shkruan lajmi.net.

    Hoti gjatë kohës që ishte deputet i Kuvendit, kishte deklaruar pasurinë e tij në AKK.

    Në bazë të asaj që shihet në deklarimin e Hotit, shihet se ai ka tri banesa të cilat janë në pronësi të përbashkët.

    Hoti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të luajtshme, ndërkaq në bankë ka deklaruar pak më shumë se 1 mijë e 200 euro.

    Sidoqoftë, ai ka deklaruar se merr disa paga vjetore nga institucionet publike, dhe ato arsimore private.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!