×
  • Lajme
  • Lajme

    Një rast i ri me coronavirus në veri të Kosovës

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 12:06

    Në komunat veriore të Kosovës është shënuar një rast i ri me coronavirus.


    Veriu i Kosovës ka shënuar një tjetër rast me COVID-19. Pacienti i ri me coronavirus vjen nga Zubin Potoku, raporton “Radiokontaktplus”, transmeton lajmi.net.

    Kurse, në 24 orët e fundit në veri të Kosovës janë shëruar pesë pacientë me coronavirus, dy nga Mitrovica e Veriut dhe nga një në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Sipas komunave, në veri të Mitrovicës janë 38 të infektuar me COVID19, në Zveçan 23, në Zubin Potok 21 dhe në Leposaviq 14.

    Në qendrën klinike në Mitrovicë të veriut janë të shtrirë 23 pacientë. Deri më tani janë shëruar gjithsejtë 52 persona kurse kanë vdekur 8.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!