×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Karrige bosh dhe dezinfektim, si po menaxhohet coronavirusi në aeroportin e Milanos

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 11:39

    Një avion nga aeroporti Malpensa i Milanos do niset sot në orën 12:30 drejt Shqipërisë me shqiptarët që kanë ngelur në Itali nga pandemia e Coronavirusit.


    Disa pamje të dërguara në redaksinë e Ora News, tregojnë momentin kur shqiptarët janë në pritje të nisjes së avionit. Shumica prej tyre përpiqen të mbajnë distancën e duhur për t’i paraprirë rrezikut të Coronavirusit, por disa të tjerë kanë thyer edhe masat e sigurisë që janë vendosur.

    Nëpër stolat nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se dy veta.

    Për të siguruar distancën e duhur disa prej tyre janë të lidhura me një rrip të zi, ku tregon qartë që askush nuk duhet të ulet, por kjo nuk është respektuar nga disa shqiptarë.

    Kjo gjë pasqyrohet më së miri tek fotoja e më poshtme.

    Aeroporti është i dezinfektuar dhe udhëtarët janë të gjithë të pajisur me maska.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!