×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Babai i 26-vjeçarit që vdiq duke u hedhur nga konviktet: Fajtorë Albin Kurti, Sveçla, ministri i Shëndetësisë dhe zagarët e tyre

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 11:35

    Babai i Agon Musliut, 26-vjeçarit që vdiq duke u hedhur nga kati i katërt i konvikteve të shndërruar në karntinë, nga fshati Livoq i Gjilanit, i kthyer nga Gjermania ku ishte student i masterit, ka akuzuar direkt kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për vdekjen e djalit të tij.


    Ai në një intervistë për RTK ka thënë se u kishte dëshmuar institucioneve se djali i tij kishte probleme me veshkë para se të shkonte në Gjermani e tani kishte edhe stres. Por sipas tij ata nuk e kanë marrë parasysh për ta liruar për vetëizolim në shtëpi.

    Ai ka thënë se kur i kanë dërguar në karantinë te konviktet i kanë dërguar në ferr.

    Gjithashtu ka akuzuar institucionet se nuk e kanë lënë as ta shohë djalin e tij.

    Duke fajsuar qeverinë, ai ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë në shtëpinë e tij për ngushëllime kryeministrin Kurti, e as ministrat Sveçla e Vitia.

    “Tentova me një dokument që djali im ka pasur një problem me veshkë para se të shkonte, e edhe stresit, por ishte e kotë. I kanë marrë dhe i kanë dërgu më mirë të them në ferr. Ishalla nuk i ndodhë kjo çfarë më ka ndodhë mua. Fajtor i gjithë kësaj janë Albin Kurti, Sveçla, e ministri i Shëndetësisë, dhe zagarët e tyre. S’kam mujt me e pa djalin tim, kamë qenë duke bërë ndeshje duke u ngutur. Ajo xhandarmëria te konviktet ma ka kujtuar kohën e Serbisë. Nuk më lanë ta shohë djalin tim bashkëpunëtorët e tyre”, kanë qenë fjalët e babait të Agonit, në një intervistë të shkurtër për RTK. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!