×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e 10-ta në Evropë me numrin e të infektuarve në 100 mijë banorë, e 15-ta për nga numri i vdekjeve nga coronavirusi

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 19:07

    Ekonomisti Erton Bega, thotë se Kosova renditet e 10-ta në Evropë për përhapje të infeksionit me 47,4 raste për 100 mijë banorë sipas të dhënave nga Worldometers.info.


    Ai thotë se shtetet me më pak vdekje se Kosova janë Ishujt Faroe dhe Gibraltari me 0 vdekje, Gjeorgjia (0,2 vdekje për 100 mijë banorë), Azerbejgjani (0,2), Slovakia (0,5), Ukraina (0,7), Letonia (0,8), Malta (0,9), Rusia (0,9), Bellorusia (1,0), Bulgaria (1,1), Shqipëria (1.1), Bellorusia (1,1), Mali i Zi (1,3) dhe Greqia (1,4), shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kosova ?? është e 46 në Evropë me 462 teste për 100 mijë banor sipas të dhënave nga Worldometers.info. Më keq se Kosova qëndrojnë vetëm Ukraina??, Shqipëria ?? dhe Gjeorgjia ??. Më së shumti teste ka kryer Ishujt Faroe ?? duke testuar 16.5% të popullatës ndërsa Rusia ?? ka kryer 4 milion e 300 mijë teste.

    Kosova renditet e 10-ta në Evropë për përhapje të infeksionit me 47,4 raste për 100 mijë banorë. Vendet që menaxhuan më mirë situatën janë Gjeorgjia ??, Azerbejgjani ??, Bulgaria ??, Greqia ??, Slovakia ??, Shqipëria ??, Ukraina ??, Hungaria ??, dhe Polonia ??. Gjeorgjia ka numrin më të vogël të infektuarëve në Evropë, me 15 të infektuar për 100 mijë banorë.

    Sa i përket nivelit të vdekshmërisë, Kosova renditet e 15-ta me 1,4 vdekje për 100 mijë banorë. Shtetet me më pak vdekje se Kosova janë Ishujt Faroe dhe Gibraltari me 0 vdekje, Gjeorgjia (0,2 vdekje për 100 mijë banorë), Azerbejgjani (0,2), Slovakia (0,5), Ukraina (0,7), Letonia (0,8), Malta (0,9), Rusia (0,9), Bellorusia (1,0), Bulgaria (1,1), Shqipëria (1.1), Bellorusia (1,1), Mali i Zi (1,3) dhe Greqia (1,4).

    Andorra ?? prin për numrin e shërimeve në 100 mijë banorë. Kosova ?? renditet e 31-ta për shërimet. Në krahasim me 6 vendet e Ballkanit perëndimor, Kosova qëndron më mirë se Shqipëria ?? dhe Serbia ?? në numrin e të shëruarve duke qëndruar mbrapa Maqedonisë së Veriut ??, Malit të Zi ?? dhe Bosnie & Hercegovinës ??.

    Tash për tash, Kosova ndodhet e 17-ta në Evropë me më shumë raste aktive për 100 mijë banorë (25 raste për 100K). Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova qëndron më keq se Shqipëria (8), Mali i Zi (11), dhe Maqedonia e Veriut (21) por më mirë Bosnie e Hercegovinës (30) dhe Serbisë (89).

    https://www.facebook.com/ErtonBega/posts/10215764545042193

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!