×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Mbrëmë e kam ngushëlluar familjen Musliu, atyre që po e politizojnë s’u intereson e vërteta

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 22:50

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, thotë se media të caktuara nuk e kanë thënë të vërtetuar kur kanë raportuar se kinse ajo nuk e ka ngushëlluar familjen e 26 vjeçarit që vdiq dje në Qendrën e Studentëve.


    Ajo thotë se familjen e ka ngushëlluar mbrëmë përmes një postimi në Twitter dhe sot ia ka dërguar telegram ngushëllimi Komunë së Gjilanit e cila do t’ia përcjellë familjes së të ndjerit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Shpifje në kohë pandemie e tragjedie

    Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike.

    Në vazhdën e këtyre dezinformimeve, medie të caktuara tani vendosin tituj si: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”. Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në twitter, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit tegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta.

    Më poshtë po jua përcjellim tekstin e reagimit të mbrëmbshëm në Twitter, si dhe tekstin e telegramit, i cili nëpërmjet Komunës së Gjilanit do t’i përcillet familjes.
    ————

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
    Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit
    Dt: 04.05.2020

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    E dashur familje Musliu,
    Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.
    Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.
    Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1670215903140667/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARC64QsooCXnt1_vfzzB9CVytZ3Mq6EGJ8pn9im_gKRjAKylCOs6LLujdSW8Gwb_FeyYk0BYAwJIbfUxcqEg2tfBtluJu2znRvzpvaIRjCAdtiRZNicMcLivjZ_eULX9atS5KkC7WREFgxNaVWgRmOdME7lgO–OZwBe49q49TzcLv2kS9GmsUdbnu7jArcSLQzbCe3eFk7cFGEAqvT0J3j3t1MrUC11mNr3oyDOwYSAP8Dgpq-gimYtPNNvDT3Zm-U550O3zUkDGrAIQzSBYTJk8cp0kPkVmF4rPfj1V8MVnpKq1NntGRH3oYjfFi2Ml0-2kL5zMfNEy3WQMdepEGo_vTETrevyRapnX6qVyesDO4w2_7pt_aI&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!