×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovarët “e shpallin” fundin e Coronavirusit, turma njerëzish në qytet

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 23:01

    Lehtësimi i masave kufizuese në vend, duket se po keqpërdoret nga një pjesë e qytetarëve.


    Në shumë qytete të Kosovës, sot është parë lëvizje shumë e madhe e qytetarëve, që nuk konsiderohet si shumë normale për situatën e krijuar pas përhapjes së pandemisë.

    E diçka e tillë është duke ndodhur edhe në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

    Në rrjete sociale është shpërndarë një video, ku shihen një numër i madh qytetarësh duke lëvizur grumbull në qytetin e Gjakovës. Disa shihen teksa lëvizin me këmbë, e të tjerë më biçikleta.

    Madje, video është xhiruar pak minuta më parë, në orët e vona të natës.

    Përkundër se masat e lëvizjes së qytetarëve janë zbutur nga shteti, lëvizja në orët e vona të natës vazhdon të jetë e ndalur, përveç në rastet e domosdoshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!