Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala janë njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend.
Kryetarja dhe nënkryetarja, ndonëse vijnë nga një parti, tani po qëndrojnë në pozicione të ndryshme politike, rreth situatës sa krijuar.
Osmani ka dalë kundër të gjithëve në parti, duke mbajtur anën e Vetëvendosjes, duke mbrojtur Qeverinë Kurti e kundërshtuar një Qeveri të LDK-së me të tjerët. E akademiku tjetër i LDK-së është në anën e partisë.
Të dy këta ishin parë shumë të afërt para disa muajve, kur Vjosa Osmani u kandidua për kryeministre. Atë dite ishin përqafuar fort. Më pas, kur LDK mbajti tubim në Pejë, Kujtim Shala dhe Vjosa Osmani shihen tek takohen në rrugë dhe hapin krahët për ta përqafuar njëri-tjetrin.
Që prej se gjithçka ka filluar të rrënohet mes LDK-së dhe VV-së këta dy nuk janë parë kaq të disponuar me njëri-tjetrin dhe bashkë, e lërë më të shkëmbejnë përqafime. Osmani duket se do të vazhdojë të jetë kundër partisë së saj, e mbetet për tu parë nëse do të jetë edhe nëse LDK arrin ta formojë Qeverinë e re. Deri atëherë na mbetet të dyshojmë nëse përqafimet në zgjedhje ishin një respekt i vërtetë apo i shtirur./Reporteri.net/.