×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti tenton ta luajë interesantin: Të hënën eksperta kushtetues, të martën ekonomista, e të mërkurën psikiatra

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 0:21

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar para pak minutave në lidhje me debatin e madh pas vdekjes së një 26 vjeçari në karantinë në konvikte. Atij sikur nuk i është dukur e rëndësishme që njerëzit reagojnë për zhvillimet e ndryshme në vendin e tyre.


    Sipas asaj çfarë ka shkruar ai, i bie që qytetarët nuk paskan të drejtë të reagojnë për çështje të ndryshme në Kosovë, qofshin ata edhe aktivistë politikë, shkruan Reporteri.

    Ai është marrë tërthorazi me krejt ata që po komentojnë tema të ndryshme, që natyrisht i shqetësojnë qytetarët, shkruan Reporteri.

    “Të hënën eksperta kushtetues, të marten ekonomista, e të merkuren psikiatra. Të njejtit njerëz. Vend i mundësive. #rriNshpi”, ka shkruar ai para pak minutave në Facebook.

    Pra, sipas Kryetarit të Prishtinës, që është kritikuar shumë për punën e tij në Prishtinë këto 8 vjet, këto tema duhet të heshtën dhe fliten vetëm nga ekspertet. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!