×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 252 mijë njerëz të vdekur nga koronavirusi në botë

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 7:54

    Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 252 mijë njerëz.


    Mbi 3.6 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 1 milion e 200 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv. ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 1 milion e 212 mijë e 900 raste dhe 69 mijë e 921 të vdekur.

    Pastaj, Spanja me 248 mijë e 301 të infektuar ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 25mijë. Ndërsa, Italia ka konfirmuar 211 mijë e 938 raste me Covid-19 dhe mbi 29 mijë vdekje. Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 2,1milion persona. Ku prej tyre 49 mijë e 637 janë në gjendje kritike.

    Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 855 raste, prej tyre 26 persona kanë vdekur dhe 403 janë shëruar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!