×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mesazhet zyrtare, komunikimi mes institucioneve për rastin Musliu

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 8:20

    26-vjeçari Agon Musliu ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i katërt i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi ishte kthyer nga Gjermania.


    Nga prindi i tij u ishte bërë kërkesë institucioneve për mosmbajtje në karantinë, pasi djali kishte probleme shëndetësore.

    Babai i Agonit, Naimi në një intervistë në media  tha se kishte edhe dokumente se djali i tij nuk ishte mirë me shëndet, dhe të njëjtat ua kishte paraqitur edhe institucioneve. Ai tha se Agoni kishte problem me veshkë, e edhe stres.

    Sipas dokumentacionit ditë më parë babai i Agon Musliut, Naimi, kishte kërkuar nga Komuna e Gjilanit për të ndihmuar në kthimin e djalit të tij, Agonit nga Gjermania, pasi sipas Naimit, djali i tij vuante nga një sëmundje në mëlçi.

    Këtë kërkesë Komuna e kishte adresuar në ambasadën e Kosovës në Gjermani, ku edhe në listë është shënuar se Agoni ishte i sëmurë dhe kishte vërtetim.

    Ndërkohë Ministria Shëndetësisë ka mohuar se 26-vjeçari që vdiq të dielën në Qendrën e Studentëve, ka prezantuar ndonjë raport se vuan nga ndonjë sëmundje me rastin e kthimit nga Gjermania në Kosovë.

    Në një intervistë të dhënë mbrëmë, Rexhep Selimi nga VV  tha se letra për problemet e të riut me shëndet mendor erdhën shumë vonë në adresën e ministrisë.

    ‘’Problemet për shëndetin e tij mendor kanë ardhur shumë vonë në qendrën operative emergjente në Prishtinë.’’

    ‘’Në ora 17:03 minuta ka ardhur e-maili për problemet mendore që i kishte personi. Ishte shumë vonë. Në ora 17:30 kishte ndodhur rasti’’

    ‘’Duhet të hetohet rasti në tërësi. Politika dhe politizimi nuk duhet të ndodhin para hetimit. Po e ngarkojnë opinionin me informacione të rreme të panevojshme. Duket se ata që dështuan të realizojnë planet politkke duke shfrytëzuar pandeminë, po përpiqen të përfitojnë me familjen e respektuar nga Livoqi i Gjilanit dhe të shtojnë dhimbjen’’, shton ai.

    Gjatë ditës, babai i të ndjerit fajësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrë Arben Vitia e Xhelal Sveçla për humbjen e të birit.

    Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

    https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/1918716638259229/

    blob:https://www.facebook.com/6979a335-bf30-4312-9275-774d3dbe9b59

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!