×
  • Lajme
  • Lajme

    Një femër në Mitrovicë dhunohet nga tre meshkuj

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 11:19

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për dhunimin e një femre kosovare.


    Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dhe sipas policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërkaq viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

    Koha kur ka ndodhur rasti polica raporton se është ora 03:00 e mëngjesit.

    “Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është dhunuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!