Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar sot në aksion para objektit të Qeverisë me ç’rast ka futur në “karantinë” Qeverinë.
PSD ka mbyllur me shirita hyrjen e Qeverisë, pasi siç kanë thënë janë udhëheqësit e vendit që sot duhet karantinuar, shkruan Reporteri.
PSD po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia dhe Xhelal Sveçlës duke thënë se përderisa ata janë në këto pozita nuk mund të zhvillohen hetime të pavarura për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.
“Karantina është ajo që i ka shkaktuar shumë dëme këtij vendi, janë udhëheqësit që sot duhet karantinuar. Karantina ka shërbyer si mjet politik. Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike mbi rastin tragjik që ndodhi dy ditë më parë. Një hetim i pavarur nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë Vitia dhe Sveçla”, kanë thënë ndër të tjera nga PSD. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.