Raportohet se Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste në qytetin e Mitrovicës për mosveprim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Rasti i parë është në rrugën “Ulqini” ku Njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur në një lokal të hapur brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.
Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.
Ndërsa, rasti tjetër është në rrugën “Bashkimi Kombëtar” ku policia në një shtëpi private të improvizuar si kafiteri ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.
Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i lokalit është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.