×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni i PSD-së akuzon ministrin Vitia: Në vend të dorëheqjes, zgjodhi shefin e tij

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 12:37

    Partia Social Demokrate e Kosovës ka zhvilluar sot në aksion para objektit të Qeverisë me ç’rast ka futur në “karantinë” Qeverinë.


    PSD ka mbyllur me shirita hyrjen e Qeverisë, pasi siç kanë thënë janë udhëheqësit e vendit që sot duhet karantinuar, shkruan Reporteri.

    PSD po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia dhe Xhelal Sveçlës duke thënë se përderisa ata janë në këto pozita nuk mund të zhvillohen hetime të pavarura për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

    Ndërsa, më pas, para gazetarëve, Zgjim Hyseni, nga kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    “Karantina është ajo që i ka shkaktuar shumë dëme këtij vendi, janë udhëheqësit që sot duhet karantinuar. Karantina ka shërbyer si mjet politik. Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike mbi rastin tragjik që ndodhi dy ditë më parë. Një hetim i pavarur nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë Vitia dhe Sveçla. Është e panatyrshme e hipokrite që derisa flitet për merita të gjithat i atribuohen ministrave, atij Vitia dhe Sveçla, kur flitet për përgjegjësi themi që nuk ka pasur askush direkt, nëse prej një muaj asnjëri nuk kanë qenë në punën e infermierit e policit, janë udhëheqës politik, pra edhe përgjegjësia është politike, nëse ka arsye për merita, njëjtë shkon edhe dhënia e përgjegjësisë, po ashtu mendojmë që është e rëndësishme që të monitorohet hetime e të mos kemi asnjë ndërhyrje e të jetë i pavarur, këtu besoj edhe në rolin e mediave që hetimi të jetë sa më i pavarur, për t’i hapur rrugë hetimit është e domosdoshme që dy ministrat të mos jenë në krye të ministrive, të japin dorëheqje, kanë bërë shkelje ligji”, ka thënë Hyseni, /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!