Si shkak i përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë si dhe në shumë vende të botës janë mbyllur të gjitha shkollat.
Kjo bëri që ministria e Arsimit të nis organizimin e mësimit online, e kjo nismë u përkrah edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ambasada e ShBA-ve në Kosovë u tha se suksesi i të rinjve kosovarë është prioritet kryesor.
“Suksesi i rinisë kosovare është përparësia jonë kryesore dhe arsimi është çelësi. Ambasada e Amerikës është bashkuar me ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe mbështetësve të tjerë për të vazhduar mësimet në mënyrë elektronike”, thuhet nga kjo ambasadë.
Gjithashtu u shtua se bashkë mund ta mposhtim edhe COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.