Në ditët kur po shqyrtohet lehtësimi i masave, në Kosovë u konfirmuan 18 raste të reja me koronavirus.


Mikrobiologu Lul Raka ka risjellë një postim që e kishte bërë qysh më 23 prill, ku paralajmëronte se çdo grumbullim i njerëzve pa marrë parasysh kontekstin, është i rrezikshëm, shkruan Reporteri.

Raka ka thënë se ky postim vlen ende, për të gjithë dhe pa përjashtim.

Reklamë

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157194076955267&set=a.95618560266&type=3

Ky postim i Rakës vjen në ditët kur në Kosovë po bëhen prova për protesta. Një e tillë u bë edhe dy ditë më parë, e ku u grumbulluan një numër i madh i njerëzve. /Reporteri.net