Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, mirëpo ata sot do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të ateroj në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.
Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjithë udhëtaret janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.
Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë, janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.