Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar se të reshurat e shiut me breshër në këtë qytet kanë bërë dëme të mëdha.
Muharremaj gjatë një prononcimi në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se të reshurat në fshatin Nepërbisht ka dëme më të mëdha.
“Pardje në orët e natës ka rënë breshër në disa fshatra. Dje isha në terren, dhe kam folur me bujqit. 350 mijë euro janë dëmet. Në fshatin Nepërbisht ka më shumë dëme. Dje ka pas dëme më të vogla nga reshjet e shiut, mirëpo pardje ka bërë më shumë dëme”, ka thënë Muharremaj.
Ai tregoi se sot do ta vizitoj kryeministri në detyrë, Albin Kurti prej të cilit pret premtime për bujqësinë, përcjell Telegrafi.
Muharremaj po ashtu theksoi se ka kërkuar ndihmë edhe nga kryetarët e komunave përreth, pasi vetëm kjo komunë nuk mund ta përballonte dëmin e shkaktuar.
“Patëm një seancë të rregullt në Kuvend. Do të ulemi e do ta shqyrtojmë buxhetin… Sa i përket bujqësisë pres premtime konkrete nga kryeministri, pasi fondet më të mëdha merren nga ministria dhe kryeministria. Ky vit do të jetë sfidues për ne”, tha Muharremaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.