Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë vizitës në Suharekë ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, me çrast ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Kurti tha se kalendari i dialogut, pra se kur do të fillojë, varet nga Brukseli.
“Jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së. Natyrisht që ai tash është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur mirë. Jemi gati, kemi përvojë dhe do ta përfaqësojmë Republikën tonë ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe ligji. Pra, varet nga Brukseli, kalendari i dialogut”, tha Kurti.
Kurti, i ka dërguar më 3 prill, listën e ekipit të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky është ekipi që Kurti i ka dërguar Lajçakut:
Hashim Thaçi – President, anëtar
Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare
Përfaqësuesi i LVV, anëtar
Përfaqësuesi i LDK, anëtar
Përfaqësuesi i PDK, anëtar
Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar
Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar
Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar
Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.