Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmendur edhe sot analistin Rron Gjinovci, pas përplasjes që të dy e patën ditë më parë në emisionin Pressing në T7.
Rama e ka quajtur Gjinovcin analfabet, derisa, ia ka përmendur të njëjtit dorezat e veta.
“Me llafe jemi të gjithë njësoj, të gjithë njësoj, të gjithë njësoj. Të gjithë kriminel, të gjithë hajdut të gjithë mafioz. Çka të bësh, çka të thuash si të rezistosh, të del tjetri atje një analfabet me doreza të zeza të flet nga Prishtina dhe të thotë mafia krimi mos na dil mos na fol, cka t’i thuash atij”, ka thënë Rama kur ka folur për Gjinovcin.
Këto deklarata Rama i ka bërë sot gjatë ditës para parlamentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.