Presidenti Hashim Thaçi, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje të një laboratori droge në Prishtinë.


Përmes një shkrimi të bashkëngjitur me videon në Facebook, Thaçi ka vazhduar me akuzat e rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministres në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe u.d të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, duke i lidhur ata me këto pamje, shkruan Reporteri.net.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka quajtur Thaçin, president shpifës, ndërsa ka thënë se familjarët e saj me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.

Reklamë

Postimi i saj në Facebook:

President shpifës

Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!

Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.

Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta.
Le të dalin e të flasin publikisht!

Reklamë

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3718773341526763