×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi interesant nga boksieri i fundit që e mposhti Mike Tysonin, sot ai pren drunj dhe largon borën

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 11:13

    Kevin McBride është boksieri i fundit që i ka shkaktuar humbje Mike Tysonit


    Boksieri iralandez ditët e sotme nuk është edhe aq i famshëm dhe merret me punë si prerja e drunjve, largimi i borës e gjëra të tilla, shkruan Reporteri.net

    Mike Tyson pritet të kthehet në ring në moshën 53 vjeçare, derisa humbja e fundit që ka pësuar ai është pikërisht nga McBride në vitin 2005. Irlandezi e kishte nokautar Tysonin në rundin e gjashtë.

    Karriera e McBride, i cili tani është 47 vjeçar nuk ka ecur mjaft mirë pas asaj fitore ku më 2011 ishte pensionuar dhe tani punon si druvar.

    “Unë tani punoj si druvar. Punoj bashkë me një person tjetër, prej dru, largoj borën dhe bëj punë të tjera të tilla. Është e këndshme”, ka thënë McBride për DailyMail.

    “Kjo më mban të zënë. Tani, meçi im kundër Tysonit po përmendet më shpesh, pasi që sa herë që po e përmendin kthimin e tij, po e përmendin edhe që unë isha i fundit që e mposhta”.

    Mike Tyson vs Kevin McBride | Neil Leifer“Më pëlqen kjo, por s’është që e rishikoj atë meç vazhdimisht. Por, dikush e postoi atë video në Facebook dhe unë e shikova. Është një ëndërr e realizuar, apo jo?”

    Ndryshe, McBride në 46 meçe që ka zhvilluar ka pasur 35 fitore, 29 prej tyre me nokaut, 10 humbje dhe 1 barazim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!