×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasadori rus për pavarësinë e Kosovës: Do ta njohim, nëse e njeh dhe Serbia

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 21:03

    Mikhail Afanasiev, ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia i kishte bërë të qarta qëndrimet e saj për njohjen e Kosovës dhe arsyetoi se çështja duhet të zgjidhet përmes negociatave mes dy vendeve.


    Në këtë intervistë Afasaniev ka thënë Rusia mbështet çdo vendim kompromisi reciprokisht të pranueshëm për statusin e Kosovës, i arritur si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës.

    “Qëndrimi i vendit tonë për çështjen e Kosovës është i njohur mirë. Çfarëdo që të thotë ndokush, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet elementi aktual i së drejtës ndërkombëtare, i cili duhet të udhëzojë vendet anëtare të OKB-së në këtë çështje. Është e çuditshme në këtë sfond të dëgjosh thirrje ndaj Rusisë për të njohur “pavarësinë” e Kosovës. Ndoshta, kjo thirrje duhet t’u drejtohet disa shteteve të BE-së, anëtarësimi në të cilin është prioriteti kryesor i Shqipërisë? Kjo do të ishte më logjike.

    Për sa i përket mundësisë së njohjes së pavarësisë së krahinës nga Rusia, Moska e ka thënë vazhdimisht: ne do të mbështesim çdo vendim kompromisi reciprokisht të pranueshëm për statusin e Kosovës, i arritur si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehu ai.

    Afasaniev po ashtu ka thënë se nëse me njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur do të bien serbët, edhe Rusia do ta shqyrtojë këtë mundësi.

    “E rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet drejtpërdrejt midis palëve të interesit brenda kuadrit të procesit negociator. Vetëm një zgjidhje kompromisi do të jetë e qëndrueshme, e aftë të garantojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Ne gjithashtu besojmë se një nga parakushtet për zgjidhjen e problemit është vëmendja e vazhdueshme nga Këshilli i Sigurimit të OKB për tematikën e Kosovës. Zgjidhja përfundimtare për çështjen e Kosovës duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së duke miratuar një rezolutë të re për të zëvendësuar rezolutën aktuale 1244”, është shprehu ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!