×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Presidenti Thaçi kujton të rënët në Betejen e Rahovecit

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 16:01

    Presidenti, Hashim Thaçi ka kujtuar të rënët në Betejën e Rahovecit.


    Ai thotë që kjo ishte ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa shton që ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së.

    Postimi i tij:

    Më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

    Në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.

    Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri! HTH

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!