Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka komentuar zhvillimet politike me partnerin e tyre të koalicionit, AAK-në, të cilat janë acaruar kohëve të fundit.
Rexhepi për Info Magazine ka deklaruar se nuk është fundi i botës nëse AAK largohet nga koalicioni, dhe sipas tij nëse kjo ndodhë, do duhej konsensus për një Qeveri e cila do të çonte përpara proceset e mbetura.
”Nëse AAK, e ka vendos të largohet, nuk është fundi i botës. Largohet AAK, se si bëhet koalicioni e shohim në momentin kur krijohen rrethana të reja”, ka deklaruar Rexhepi.
I pyetur se kush i konvenon si partner LDK-së, Rexhepi ka thënë se e mira do të ishte që ajo t’i fitonte votat vetë, por duke ditur që kjo gjë është e pamundur, ai ka përmendur një consensus të gjerë.
”LDK-së më së miri i konvenon t’i fitojë votat vetë, por s’po mundet të fitojë ashtu asnjë parti vetë. Nëse AAK vendos me dalë, duhet ta gjejmë një konsensus më të gjerë”, ka thënë ai.
Sipas deputetit të LDK-së, deri në fund të vitit duhet të krijohet një Qeveri për t’i përmbyllur proceset e mbetura.
”Kush e do Kosovën le ta mendojë më të mirën. E kem për borxh që brenda një viti, që nëse AAK del nga koalicioni, të kemi një Qeveri për t’i përmbyllur proceset e mbetura”, ka shtuar ai.
Ndryshe, AAK-ja po vazhdon ta “kërcënojë” LDK-në me dalje nga koalicioni, pasi po kërkojnë postin e presidentit të shtetit për Ramush Haradinajn, transmeton Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.