Kreu i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Adem Mikullovci.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Mikullovci përmes artit arriti të mbajë gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët, shkruan Reporteri.net.
Adem Mikullovci vdiq sot në ora 00:20, menjëherë pas mesnatës.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci.
Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.
Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe!
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2080135275444209/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBLVRuLeV2LKB98U–QVdJ2u1WDQvFFh4VXOK2MqP4LlB1-nKaeJqUbBXUM7T5SJ5knjdz_tjhdS3iUsgY6loFsTGJ8soOmfulREJTlbI6oTmiR6AhbY0jqsTQZ13vD5Zadr8AkFUo3720zzLNi08KO60xsR-jelO0mf_nR7X9V7lxbk8mWJ5-8-I7wOHzZ0xM0qvUMO6TLUHn5nPn3ri1pYcKmj_ddU4upoYJLd5w4fN-LECPDMcqS6g8MjyrlSsKeIDAuZ0WwsJ9xIDXBriqP8zfa7pjy6Ath4yPHAro4rEUyS5FByhApc8Dpg6KUFQ-8fjMyHCQkFyMCQBuQifgXkw&__tn__=-R
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.