Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kanë pasur disa kërkesa për KFOR-in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare.
Veliu ka thënë para deputetëve se kanë kërkuar nga KFOR’i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.
“Kërkuam që sipas mundësive, ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare, si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla”, ka thënë ai, duke shtuar se në ditën kur janë filmuar pamjet, shmangia nga vija kufitare kishte ndodhur për shkak të reshurave.
“Gjatë këtyre aksioneve mund të ndodhë edhe shmangja nga vija e kufirit, si atë ditë që kishte pasur të reshura”, ka thënë ai.
“U potencua edhe bërja e gabimeve njerëzore. Shiu kishte krijuar përshtypjen se në atë ditë mashtronte vetëm një ushtri, ajo serbe, kur në fakt të pranishëm ishin edhe KFOR’i. këto patrullime ndodhin një muaj më herët dhe gjatë muajit ndodhin 25 të tilla, dhe një numër përafërsisht i njëjtë me palën kosovare”, shtoi Veliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.