Një shqiptar nga Kosova synon postin e asamblistit në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen këto ditë në Itali.
Përkatësisht, i riu me prejardhje nga Kosova, Leon Pergjoka do t’i hyjë garës për postin e asamblistit në komunën e Brunek-ut në Tirolin Jugor.
Ai është i lindur në Kosovë dhe prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bolognës për sociologji dhe tash vazhdon studimet për filozofi në Gjermani.
Momentalisht është profesor si dhe president i këshillit komunal për integrim në komunën Brunek-ut.
Meqenëse në Itali jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, Leoni kësaj here kërkon përkrahjen e bashkatdhetarëve që jetojnë e që kanë të drejtë vote në Itali.
Zgjedhjet komunalet në Itali pritet të mbahen më 20/21 shtator. /Reporteri.net