Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve të fundit janë parë shpesh në këtë fshat.
Në një video të dërguar në adresë së Gazetës Online ‘Reporteri.net’, një banori i këtij fshati dy ditë më parë ka arritur të kapë pamjet e një ujku i cili është shfaqur në orët e mëngjesit në afërsi të shkollës së vjetër të këtij fshati.
Ai po ashtu tregon se një bari ka parë dy ujq edhe më 18 shtator të këtij viti duke tentuar t’i sulmojnë lopët e tij të cilat ishin duke kullotur shumë pranë shtëpive të fshatit, shkruan Reporteri.net.
Ujqit janë parë edhe nga banorët e fshatit të Kusarit ku ndodhet edhe Shpella e Kusarit, një atraksion tashmë i njohur turistik.
Ndryshe, banorët thonë se nga terreni, gjuetarët, barinjtë dhe fshatarët po raportojnë për rritje enorme të ujqve në tërë territorin e Kosovës dhe kjo mund të paraqes rrezik serioz për sigurinë publike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.