×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Gjykatës Speciale në OVL-UÇK, arrestohet kryetari Hysni Gucati – pritet të dërgohet në Hagë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 12:35

    Kryetari i OVL-UCK’së Hysni Gucati është duke u prangosur brenda zyrave të organizatës së Veteraneve në Prishtinë, nga pjesëtarë të policisë së EULEX’it me urdhër-arrest të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.


    I njëjti pritet të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht ndodhet ende brenda zyrave të veteranëve.

    Reporteri.net me të nisur aksioni, raportoi me burime se policët special të EULEX’it pritet të kryejnë arrestime gjatë aksionit në OVL-UÇK.

    Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX’it.

    E gjitha po ndodhë një ditë pasi e njëjta polici kreu arrestimin e parë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Ndërkohë që zyra e OVL-UCK’së ishte ‘vizituar’ disa herë nga pjesëtarë të EULEX’it në javët e fundit, pasi kjo organizatë publikonte dosje të Gjykatës Speciale, që pretendonin se po ua sjell dikush anonim.

    Por dallimi me aksionin e sotëm është i madh. Sot EULEX-i ia mësyn zyrave të OVL-UÇK’së në qendër të Prishtinës me policë të armatosur me armë të gjata dhe me maska në fytyrë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    https://www.facebook.com/424389557572425/videos/264827027991483

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!