Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.
SHKK thotë se suspendimi ka nodhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin hetimor të brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se mbrëmë Shërbimi Korrektues i Kosovës, bëri të ditur se rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.