×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti ia uron fitoren presidentit Joe Biden

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 19:42
    Avdullah Hoti

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si President i SHBA-ve


    Joe Biden sot u konfirmua se ka fituar zgjedhjet në SHBA, derisa tani ka ardhur edhe urimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net

    Hoti me anë të një postimi në Facebook e ka uruar Bidenin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Ky është postimi i Hotit:

    Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

    Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!