Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat sot vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.


Mirëpo gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Reklamë

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales, por nuk do të mbetet stabile.

Si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie.

Temperaturat minimale dhe maksimale, për sot dhe nesër, në qendrat kryesore të Kosovës i gjeni në tabelën e mëposhtme:

Reklamë