×
  • Lajme
  • Botë

    Trump paralajmëron protestë: Shihem me 6 janar në Uashington

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 20:06

    Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Uashington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar.


    “6 janar, shihemi në Uashington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Tëitter të mërkurën.

    Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Uashington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral.

    “Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Tëitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër”.

    Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar.

    Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç raportoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!