Ligjvënësit gjermanë ranë dakord të zgjasin bllokimin aktual të koronavirusit deri më 31 janar, ka raportuar media lokale. Konfirmimi zyrtar pritet të martën, shkruan DW.
Qeveria gjermane dhe 16 shtetet federale kanë rënë dakord të zgjasin bllokimin deri në 31 janar për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, njoftoi të hënën gazeta gjermane Bild pa cituar një burim.
“Të gjithë përveç dy shteteve mbështesin fundin e janarit,” njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar ekipin e negociatave.
Kufizimet e ngushta, të vendosura që nga 16 dhjetori 2020, do të përfundojnë më 10 janar. Por ato kanë pasur pak efekt. Javën e kaluar, Gjermania raportoi një numër rekord të vdekjeve ditore, mbi 1.000 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.